Ukrainasi “dekonspiron” vendndodhjen e trupave ruse përmes kufjeve që ushtarët e Putinit i vodhën
Një burrë ukrainas ka gjurmuar forcat ushtarake të Vladimir Putin përmes një palë kufje me valë, të cilat trupat ruse ia vodhën në shtëpinë e tij.
Apple AirPods të Vitaliy Semenets u grabitën nga shtëpia e tij në Hostomel, afër Kievit, menjëherë pas fillimit të luftës, teksa Rusia u përpoq të merrte kryeqytetin ukrainas.
Që atëherë ai ka përdorur “Find My”, një opsion për gjurmimin e vendndodhjes së të gjitha aksesorëve në rastin konkret të Apple, për të kuptuar vendndodhjen e trupave.
Javën e kaluar AirPods, kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putini po grumbullon trupa për një sulm në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Aplikacioni “Find My” i Apple mund të gjurmojë pajisjet përmes Bluetoothit ose nëse ato lidhen me internetin.
Rruga Press