Këshilltari i Zelensky-t: Ukraina mund të fitojë betejën në lindje vetëm me armë të rënda
Sipas një deklaratë të këshilltarit të Presidentit Zelensky, Ukraina mund të mposht ofensivën ruse në lindje vetëm nëse ka armët e duhura, shkruan BBC.
Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Zelensky, tha se është shumë e rëndësishme që forcat ukrainase të jenë të pajisura me armë të rënda, përfshirë sisteme artilerie, tanke dhe automjete të blinduara.
Nëse Ukraina është e pajisur me këto armë, do të jetë në gjendje t’i rezistojë ofensivës ruse dhe të sigurojë fitore në rajonin lindor, tha ai.
Zhovkva tha se po rritet numri i dërgesave të armëve nga Perëndimi dhe grupi i fundit i ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh përfshinte “armët që i nevojiteshin më shumë ushtrisë së Ukrainës.”
Sipas tij, Donbasi ku po zhvillohet ofensiva e fundit është simbolikisht shumë i rëndësishëm për Moskën, pasi pikërisht aty Rusia filloi “agresionin kundër Ukrainës” në vitin 2014, duke pushtuar pjesë të rajonit dhe duke krijuar të ashtuquajturat republika të pavarura.
Rruga Press