Bota

SHBA-ja pritet të stërvit ushtarët ukrainas për artilerinë e rëndë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane të artilerisë së rëndë, “howitzer” në ditët në vijim, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes. Një “howitzer” është përgjithësisht një armë me rreze të gjatë veprimi e ngjashme me një top, e cila ka predha më të vogla, e që mund të gjuajë më me shpejtësi.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e zgjeruar ndihmën me armë të artilerisë së rëndë, përpara një sulmi më të gjerë rus në Ukrainën lindore.

Lexo më shumë  Gjermania nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje me Poloninë

Deri më tani, katër avionë ngarkuar me armë janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën si pjesë e paketës së re të ndihmës.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trajnimi mbi përdorimin e armëve të artilerisë së rëndë do të zhvillohet jashtë Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë t’i stërvitin ushtarët ukrainas se si të përdorin disa nga armatimet e reja, si artilerinë e rëndë “howitzer” dhe radarët. Ata do të përdorin njohuritë e tyre mbi armët për të stërvitur kolegët e tyre brenda Ukrainës.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja e paqes ShBA-Iran

Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur më parë forca ukrainase për përdorimin e dronëve “Switchblade”. /VOA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *