Britania e Madhe furnizon Ukrainën me armë të fuqishme dhe “shkatërruese”
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë duket se tani po kalon një tjetër dimension. Kjo për shkak se forcat ukrainase tashmë janë të furnizuara me armë të fuqishme dhe moderne.
“The Sun” shkruan se Britania e Madhe do t’i dorëzojë Ukrainës raketa të blinduara “Stromer”, të cilat janë vërtetë shkatërruese. Raketat e tyre “Starstreak” mund të godasin avionët dhe helikopterët që fluturojnë ulët.
Ndërkohë Kolonel Richard Kemp paralajmëroi se lajmi që kryeministri anglez, Boris Johnson po furnizon presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky me raketahedhës do të zemërojë Kremlinin.
Nga ana tjetër, ekspertët e cilësojnë si “pajisja më e mirë” e dërguar nga fuqitë perëndimore deri tani në Ukrainë.
Raketë-lëshuesit 13 tonësh të teknologjisë së lartë, mund të ngarkohen në aeroplanët e transportit C-17 dhe të fluturojnë për në zonën e luftës brenda disa ditësh. Ata kanë nevojë vetëm për një ekuipazh prej tre personash – një shofer, komandant dhe gjuajtës.
Dhe ata do të lejojnë ushtrinë e Volodymyr Zelenskyt të shpejtojë në pozicione me 50 mph, të qëllojë dhe më pas të largohet shpejt.
Rruga Press