Lajme

Ministria e Infrastrukturës akuzon PDK-në për shpifje, paralajmëron padi në organet e drejtësisë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se përpjekja e PDK-së për t’i bërë të duken si ajo vet është e dobët dhe e dështuar. Ai ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deklaratave të cilat deputeti Abelard Tahiri përmes një konference akuzoi MI-në për 42 kontrata njëburimore me vlerë mbi 9 milionë euro.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, po ju pengon shumë atyre, siç thotë ai, që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë.

“Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me radhë”, ka thënë ai.

Duke iu referuar konferencës së PDK-së, ai ka thënë se pshtë vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga MMPHI-ja, për projektin e “Zgjatjes së pistës së aeroportit Adem Jashari”, projekt ky i ndërprerë për shkak të pandemisë. Ai shton se sot pista e aeroportit është e zgjatur, janë instaluar mjete navigimi që aeroportin e Kosovës e bëjnë më të sigurtin në Ballkan.

Lexo më shumë  Moti i keq - nisin avaritë dhe problemet me energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut

Ai ka shtuar se të gjitha kontratat tjera janë të nënshkruara nga qeverisjet e kaluara, me gabime të mëdha, në projekte, paramasa, pozicione të pa parashikuara e duke lënë gjithmonë hapësirën për penallti, pra ku Ministria obligohet të paguajë dëmshpërblime milionëshe pa asnjë punë të kryer.

“Dhe ndërkohë në teren përballemi me një gjendje jo të mirë të rrugëve për shkak të punimeve të ndërprera. Në mënyrë që ti përfundojmë këto kontrata kemi nënshkruar aneks kontratat për punë shtesë, të gjitha sipas legjislacionit në fuqi dhe në përpikëri me të. Shtrohet pyetja se kush janë këta që po akuzojnë e që po shpifin? PDK, që nuk ka lënë gjë pa bërë duke abuzuar me pushtetin. Vetëm një dëshmi po u’a jap që e tregon se si qeverisim ne me vendin tonë dhe se sa kujdesemi për paranë publike. Mirëmbajtja verore e dimërore për rrugët regjionale e nacionale qeverisjeve të kaluara ju ka kushtuar 19 milion euro në vit. Kurse në qeverisjen tonë për një vit për rrugët e njëjta vetëm 9 milionë euro. Edhe më lirë e natyrisht edhe më mirë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Zgjidhet problemi me ushqimin në FSK, Maqedonci: Ka filluar punën stafi i kuzhinierëve profesionalë

Sipas tij, PDK-ja është në hall me xhepin e saj që e kishte të lidhur me buxhetin e shtetit. Durmishi ka shtuar se qeverisja e keqpërdorimit të buxhetit të shtetit ka marrë fund dhe nuk kthehet më.

“Natyrisht që për të gjitha këto shpifje ne do të ngrehim padi në organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *