Komandanti ukrainas letër të hapur Papa Françeskut: Lutjet nuk mjaftojnë, Mariupoli si “ferri mbi tokë”
Komandanti i marinës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit i ka dërguar një letër të hapur Papa Françeskut duke i bërë thirrje që të shpëtojë njerëzit që kanë mbetur nën pushtimin e bombardimeve të rënda ruse.
Zyrtari rus ka publikuar letrën drejtuar Papës në internet.
“Unë nuk i kam parë thirrjet tuaja drejtuar botës dhe nuk i kam lexuar të gjitha deklaratat tuaja të fundit, kam qenë duke luftuar për më shumë se 50 ditë në rrethim të plotë dhe gjithçka për të cilën kam kohë është një betejë e ashpër për çdo metër të një qyteti të rrethuar nga armiku”, shkruan komandanti ushtarak në letër.
Ai i thotë Papa Françeskut se Mariupoli është bërë si ferri mbi tokë.
Ju ndoshta keni parë shumë në jetën tuaj. Por jam i sigurt që nuk keni parë kurrë se çfarë po ndodh në Mariupol, sepse këtu duket sikur ka ardhur ferri mbi tokë. Kam pak kohë për të përshkruar të gjitha tmerret që shoh këtu çdo ditë.
Në fabrikën “Azovstal”, gratë me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë, mes urisë dhe të ftohtit çdo ditë duke u shenjëstruar nga ushtria armike.
Të plagosurit vdesin çdo ditë sepse nuk ka ilaçe, nuk ka ujë, nuk ka ushqim, shkruhet në letrën e komandantit ushtarak, raporton CNN. Komandanti ushtarak thotë se lutjet nuk mjaftojnë.
“Ka ardhur koha kur lutja nuk mjafton,” tha Volina.
“Ndihmoni për t’i shpëtuar. Pas bombardimit të teatrit, askush nuk i beson pushtuesit rusë. Sillni të vërtetën në botë, evakuoni njerëzit dhe shpëtoni jetën e tyre nga duart e ‘Satanait’, i cili dëshiron të djegë të gjitha gjallesat.”
Rruga Press