Uncategorized

VOA: Rusia pretendon se është afër kapjes së Mariupolit

Autoritetet ukrainase thonë se qyteti strategjik i Mariupolit ende nuk ka rënë nën kontrollin e plotë të Rusisë. Një numër i vogël ushtarësh vazhdojnë të rezistojnë. Forcat e Ukiranës refuzuan ultimatumin rus për të dorëzuar armët. Por, ekspertët thonë se është çështje kohe para se qyteti port të pushtohet plotësisht nga forcat ruse. Para fillimit të luftimeve në Mariupol jetonin mbi 440 mijë banorë, ndërsa tani në qytetin e shkatërruar ndodhen rreth 120 mijë banorë.

Forcat ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit i rezistuan ultimatumit të së dielës nga Rusia për të dorëzuar armët.

Moska tha se forcat e saj kanë kapur pothuajse tërë qytetin, gjë që do të shënonte fitoren më të madhe strategjike të Rusisë në luftën gati dy-mujore.

Rrugëve të Mariupolit, banorët kalojnë pranë rrënojave të ndërtesave të djegura dhe kufomave të mbuluara me batanije, ndërsa largohen nga shtëpitë e tyre të shkatërruara.

“Erdhëm që të marrim disa gjëra. Duket se janë munduar të futen brenda apartamentit tonë ,por nuk kanë mundur. Të paktën do të marrim diçka. Jemi larguar me pak rroba dimri”, thotë Irina, banore e Mariupolit.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Disa ushtarë ukrainas ndodhen në fabrikën më të madhe të çelikut në Evropë, Azovstal, një labirint me shumë hyrje-dalje.

Kjo është shndërruar në pikën e fundit të qëndresës së forcave ukrianase, që janë në numër shumë më të vogël krahasuar me ushtrinë ruse.

Nuk dihet numri i civilëve që ndodhen brenda fabrikës.

Ish-shefi i ushtrisë britanike, Richard Dannatt thotë duke e parë situatën, është çështje kohe para se Mariupoli të bjerë nën kontrollin e plotë të Rusisë.

“Forcat ukrainase vendosën të mos e pranojnë mundësinë për t’u dorëzuar. Kam frikë se ky do të jetë një fund i tmerrshëm dhe i trishtuar i luftës heroike nga ata ushtarë ukrainas. Do të përfundojë me Mariupolin plotësisht nën kontrollin rus”, thotë ai.

Mariupoli është porti kryesor që lidh rajonin juglindor të Donbasit, ku ndodhen separatistët pro-rusë, me rajonin e Krimesë, i aneksuar nga Moska më 2014.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

“Rusia nuk do të heqë dorë lehtësisht nga ai territor”, thotë zoti Dannat, ndërsa parashikon që pas Mariupolit, forcat ruse do të përparojnë drejt rajonit të Donbasit dhe perëndimit.

Rusia vazhdoi sulmet në pjesë të tjera të vendit, në kuadër të asaj që e quan “operacion special ushtarak për çmilitarizimin e Ukrainës”. Kievi akuzon presidentin rus Putin për agresion të paprovokuar.

Gjatë një shërbese për Pashkët në qytetin verior Buça, qytetarët u lutën për më të dashurit e tyre që u gjetën në varreza masive.

Gjatë luftimeve kundër forcave ruse, 63 vjeçarja Galina Bondar humbi djalin e saj Olexandar.

“Zemra ime është copëtuar. Nuk e di si do të mbijetoj”, thotë ajo.

Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilë.

Të dielën, bombardimet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, goditën një ndërtesë banimi dhe një spital.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha mbrëmë vonë se 18 persona u vranë dhe mbi 100 u plagosën gjatë bombardimeve në katër ditët e fundit në Kharkiv.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *