KryesoreOpinion/Aktualitet

Shqiprim Arifi kundërshtari i çështjes shqiptare

Nga Çlirim Mata

Aktualiteti në Luginën që gjendet nën Serbi është e kaluara e Kosovës nën ish Jugosllavi.

Para dy dekadash spastrimi etnik nga Serbia ndodhte duke u vrarë e masakruar shqiptari në Kosovë, tani po ndodh duke u bërë pasivizimi i adresave në Luginë.

Të thuhet se nuk duhet ngritur zeri për Reçakun nga një shqiptar i Luginës në parlamentin e shtetit, i cili 24 vjet më parë kreu atë masakër në Kosovë duke synuar spastrimin etnik dhe sot vazhdon hegjemoninë e saj, duke synuar spastrim etnik të Luginës së Preshevës është kundërshtim i çështjes shqiptare alla Rrahman Morina.

Mendësia se ne jemi këtu e ju jeni atje, se ne jemi preshevarë para se të jemi shqiptarë -përkundër padrejtësisë që i ndodh preshevarit vetëm prej faktit që është shqiptar- është e barabartë sikur të pajtohesh me shprehjen përçarese serbe që thotë: Ju nuk jeni “allbanci”(shqiptarë), ju jeni “šiptarci”(term pezhorativ për shqiptarin).

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Mendësi e një “shqiptari të mirë” për Serbinë siç ishte Rrahman Morina, i cili asokohe luftonte nacionalizmin e “separatizmin” shqiptar përbrenda nje sistemi që quhej Jugosllavi e që sot trashëgohet, duke u thelluar edhe më tej në përbrendësimin e linjës shtetërore hegjemone serbe, nga Shqiprim Arifi, i cili i ka vënë detyrën vetes të shqipërojë (përkthejë) jo vullnetin politik shqiptar, por mendimin dhe ligjëratën antishqiptare serbe dhe ta bëjë këtë të flasë shqip, përmes gojës së tij.

Shqiprimi përpara se ti dalë kundër shqiptarëve, i ka dalë kundër emrit të tij, duke lënë të kuptohet se shqipërimi në shqip mund të vijë vetëm nga mendimi më anti-shqiptar në botë, që është ai i Vuçiçit dhe traditës serbomadhe që ai mishëron.

As në ëndërrat më të zjarrta të Vulinit nuk do të dilte një si Shqiprimi, i cili si shqipfolës i përfytyron shqiptarët të izoluar nëpër cepat e tyre, pa mendim për gjenocidet serbe mbi shqiptarët dhe jo vetëm.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Shqiptarëve u ka rënë për hise shumë shpesh që të udhëhiqen nga qenie shumë të vogla, por që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Shqiprimi është po aq mikroskopik sa është për pasojë tejmase i madh dëmi për Luginën dhe shqiptarët.

Lugina e izoluar është kafshatë e vogël për Shqiprimin mikroskopik, kurse për Vuçiçin bëhet vetëm një thërrime. Në këtë kuptim Shqiprimi dhe Vuçiçi i shërbejnë njëri-tjetrit, dhe që të dy i shërbejn synimeve serbe.

Një Luginë e pa izoluar, që e sheh veten në kuadër të çështjes shqiptare në mënyrë të pandashme, është tepër e madhe për një njeri të vogël si Shqiprimi.

Kjo është frika e tij! Prandaj dëshiron ta bëjë Luginën më të vogël, më të dobët dhe më të zbrazët se ai!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *