Bota

Probleme me furnizimin e energjisë elektrike në në Lezhë

Disa zona në qytetin e Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE bën të ditur se në lidhje me situatën e krijuar për furnizimin me energji elektrike në rrethin e Lezhës të shkaktuar nga erërat e forta është punuar gjatë ditës së djeshme edhe në orët e vona të natës. Po punohet për rikthimin e energjisë në zonat e ngelura pa energji siç janë zonat Kallmet, Rraboshtë, Fishtë, Krajën, Gjader, Mabë, Zejmen, Pllanë, Rrilë e Tale.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Rikthimi i energjisë do të realizohet deri në orët e drekës për të gjitha zonat pasi janë ngritur 10 Grupe pune për rikthimin e energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *