Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, prej dy ditësh nuk hapen korridoret e evakuimit
Për shkak të bombardimeve të herëpashershme, për të dytën ditë radhazi nuk do të hapen korridoret e evakuimit të civilëve të mbetur në qytetet e sulmuara nga rusët në Ukrainë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se korridoret e mëparshme të evakuimit, të cilat kanë pasur nivele të ndryshme suksesi, kanë lejuar njerëzit të dalin nga zonat e rrezikshme dhe kanë sjellë ndihma humanitare.
Rreth shtatë milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Ndërkohë për shkak të sulmeve miliona të tjerë kanë ikur në vendet fqinje.
Rruga Press