Lajme

Kurti: E kaluara e lavdishme, vendimtare në ecjen përpara të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të hënën, në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Prishtinës, te varrezat e dëshmorëve në Velani, prej ku ka thënë se e kaluara është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb.

Në emër të Qeverisë, Kurti ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet çfarë është kaluar, duke iu falënderuar gjakut të këtyre dëshmorëve të rënë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron pranë varrezave të dëshmorëve të kombit këtu në Prishtinë, sot vendosëm lule të freskëta, meqenëse veçanërisht në ditën e dëshmorëve ne i kujtojmë e përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë, të kryeqytetit që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Kujtimi dhe përkujtimi ynë për ta është dëshmi që ne besojmë se për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë, e kaluara e lavdishme është vendimtare në ecjen përpara të Kosovës si shtet she shqiptarëve si komb. Si Qeveri e Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri që nuk do të shlyhet kurrë sikurse emri i këtyre dëshmorëve që nuk do të harrohet kurrë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën

Nga aty, Kurti me bashkëpunëtorë është nisur drejt sheshit “Zahir Pajaziti”, ku ka bërë homazhe e ka vënë lule para shtatores së heroit kombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *