Bota

Refuzoi të përdorë fjalën gjenocid, Zelensky fton Macronin të shohë krimet ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN-in se ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë me sytë e tij gjenocidin që forcat ruse kanë kryer në Ukrainë.

Macroni ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më herët se një përshkallëzim i retorikës nuk i shërben kësaj kauze dhe arritjes së paqes.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të fshijë identitetin ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *