Sport

Fitorja e thellë ndaj Wolfsburgut mban shpresat e Dortmundit për titull

Borussia e Dortmundit ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Wolfsburgut, duke e mposhtur me rezultat 6:1, në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesligë.

Brenda 14 minutave, Dortmundi arriti t’i shënonte pesë gola në pjesën e parë.

Festivali i golave nisi me Rothe (24’), Witsel (26’), Akanji (28’), Emre Can (35’) dhe Haaland (38’). Norvegjezi shënoi edhe golin e gjashtë në minutën e 54-të.

Për mysafirët, shënoi Baku tetë minuta para fundit.

Dortmundi është i dyti me 63 pikë, gjashtë më pak se Bayerni i vendit të parë që ka edhe një ndeshje më pak. Wolfsburgi është i 13-ti me 34 pikë.

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *