Opinion/Aktualitet

Se mos na e sjell Vuçiçi të këndojë në Tiranë…

Nga Shaban Murati

Shtypi rus njoftoi në datën 15 prill se këngëtarja e njohur serbe Ivana Zhigon publikoi në datën 15 prill një video, ku shpreh solidaritetin me Rusinë dhe marinën ushtarake ruse dhe hidhërimin e saj për mbytjen e kryqëzorit flamurmbajtës “Moskva” të Flotës Luftarake Ruse të Detit të Zi, i cili u mbyt gjatë luftimeve me forcat mbrojtëse të Ukrainës. Këngëtarja serbe i drejtohet marinës ruse, që po lufton në Ukrainë: ”Të dashur marinarë, ju faleminderit për çka po bëni për planetin Tokë, për njerëzimin. Ushtria ruse po mbron të vërtetën dhe drejtësinë për gjithë botën. Populli serb është me ju në këto minuta të rënda”.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Këngëtarja serbe kujton në video se ka dhënë koncert në kryqëzorin “Moskva” para një viti dhe se ka kënduar para marinarëve rusë këngën “Oj Kosovo, Kosovo!”. Meqë disa zyrtarë në Tiranë nuk e dinë se ç’është kjo këngë serbe, po citoj vetëm një strofë ku thotë: “Gjithë serbët thërrasin ne nuk jua japim Kosovën! Ka qenë gjithmonë e jona, dhe në shekuj e jona mbetet!”. Këngëtarja Ivana Zhigon drejton shoqatën e miqësisë Serbi-Rusi.

Po e shpërndaj këtë informacion për këngëtaren e njohur serbe se mos presidenti Vuçiç ia sugjeron qeverisë së Shqipërisë që ajo të vijë në Tiranë të këndojë për “Ballkanin e hapur” këngën serbe “Oj Kosovo, Kosovo!”. Njoftimin e bëj edhe se mos ndonjë kozmopolit narcist në qeverinë e Shqipërisë, për inat të Kosovës e fton Ivanën të vijë në Tiranë.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Thjesht për krahasim se ku qendron këngëtarja serbe: rreth 20 mijë artistë rusë kanë kërkuar me peticione që forcat ushtarake ruse, që po luftojnë në Ukrainë, të largohen menjëherë nga Ukraina.

Zot, ruaje Shqipërinë nga Ivana dhe Ivanët rusë, serbë dhe shqiptarë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *