Që nga fillimi i pushtimit rus, janë vrarë 200 fëmijë në Ukrainë
Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës, ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus, në këtë shtet evropian janë vrarë 200 fëmijë.
Madje në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ndodhur sulmet e reja mbi Kiev dhe Lviv, kurse zyrtarët lokalë pretendojnë se me sistem kundërajror kanë arritur të rrëzojnë raketat ruse, transmeton Telegrafi.
Sulmi i fundit në Kharkiv rezultoi me humbjen e jetës së dy fëmijëve, e pesë tjerë janë lënduar, ndërkaq pas më shumë se 50 ditë nga fillimi i pushtimit, në Ukrainë për fat të keq janë vrarë 200 fëmijë dhe mbi 360 tjerë janë lënduar.
Në fillim të kësaj jave, UNICEF-i njoftuar se pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur si pasojë e luftës që po ndodhë.
Megjithatë, Kombet e Bashkuara kanë theksuar se 3.2 milionë fëmijë, për të cilët vlerësohet se akoma janë në shtëpitë e tyre – gjenden akoma të ekspozuar ndaj rrezikut.
E pavarësisht që trupat ruse janë tërhequr nga periferia e Kievit, rreziku në këtë qytet nuk është larguar – e këtë më së miri e dëshmojnë sulmet e sotme ajrore nga forcat ruse.
Rruga Press