Bota

Ukraina rrëzon raketat ruse që ishin drejtuar për në rajonin e Lvivit

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Lvivit në Ukrainën perëndimore tha se sistemet ukrainase kundërajrore rrëzuan raketat ruse të lundrimit që u hodhën të shtunën në mëngjes drejt rajonit të Lvivit.

“Në mëngjesin e 16 prillit, raketat u gjuajtën në rajonin e Lvivit nga avionët Su-35 të pushtuesve rusë. Njësitë e forcave raketore anti-ajrore të Komandës Ajrore në perëndim të Forcave Ajrore të Armatosura të Ukrainës shkatërruan katër raketa lundrimi”, tha guvernatori ushtarak rajonal Maksym Kozytsky, raporton CNN.

Lexo më shumë  Vajza e George Bushit tregon arsyen pse nuk do të votojë për Trumpin gjersa mbështet Harrisin

Kozytsky gjithashtu pretendoi se avioni rus që hodhi raketat ishte nisur nga aeroporti Baranovichi në Bjellorusinë fqinje.

Bjellorusia është përdorur si një trampolinë për shumë prej operacioneve ajrore të Rusisë në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s.

Ushtria ukrainase më parë tha se kishte rrëzuar disa raketa të lëshuara drejt territorit të saj nga Bjellorusia.

Pasi Rusia dështoi të fitonte terrenin që donte rreth Kievit, forcat u tërhoqën përsëri në Bjellorusi për t’u rigrupuar dhe riorganizuar.

Lexo më shumë  SHBA-ja sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë

Ndërsa NATO ka frikë se Kremlini mund t’i bëjë thirrje presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko që të ofrojë ushtrinë e tij për të forcuar forcat e Moskës në fushën e betejës. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vendosi sanksione të dyfishta kundër të dy vendeve më 8 prill.

Njëri projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe ndëshkon vendet duke i hapur rrugën tarifave më të larta për importet prej tyre, ndërsa tjetri ndalon importet e energjisë nga Rusia, përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *