Serbët marshojnë në mbështetje të Putinit
Qytetarët serbë janë mbledhur për të marshuar në mbështetje të Rusisë dhe Vladimir Putinit.
Tubimi i të premtes erdhi pasi Serbia votoi për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Qindra persona të mbledhur në Beograd mbanin në duar foto të presidentit rus dhe kishin veshur bluza me shkronjën Z, simboli i pushtimit rus të Ukrainës.
Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por grupet e krahut të djathtë janë të zemëruar që Beogradi po minon Moskën ndërkombëtarisht.
Mediat lokale raportuan se protestuesit ndezën flakadanë jashtë zyrës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe vendosën një flamur rus në ndërtesën e presidencës.
Protesta të ngjashme janë mbajtur në të gjithë Serbinë që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Shumë serbë janë besnikë ndaj Rusisë, duke besuar se Moska u provokua nga Perëndimi për të nisur pushtimin.
Rruga Press