Bota

Forcat britanike bashkëpunim me bazën e NATO-s në Rumani

Lufta në Ukrainë solli ditë të ngarkuara për trupat e NATO-s në krahun lindor. Për momentin, pilotët e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike po ndihmojnë në forcimin e sigurisë në rajonin e Detit të Zi.

Ata po kryejnë misione përgjimi me pilotët rumunë. Numri i këtyre misioneve u rrit ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. E vendosur disa qindra kilometra larg gadishullit të Krimesë, baza ajrore në Rumani është një pikë e nxehtë për NATO-n.

6 avionë Typhoon dhe mbi 200 ushtarë britanikë u vendosën aty për të mbështetur misionet e policimit ajror të pilotëve rumunë.

“Duke parë atë çka po ndodh, padyshim që është një prani e shtuar në Detin e Zi. Ne jemi këtu për të siguruar aleatët tanë të NATO-s, për të siguruar miqtë tanë rumunë se ne i marrim seriozisht angazhimet dhe jemi këtu për të vepruar me masa parandaluese ndaj çdo aktiviteti në rritje në rajonin e Detit të Zi”, tha Paul Griffin, drejtues i RAF.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Qendra e NATO-s në Torrejón, Spanjë, paralajmëron pilotët kur një avion i paidentifikuar i afrohet hapësirës ajrore të Aleancës. Rumunët dhe britanikët duhet të veprojnë brenda 15 minutave.

“Sapo të jesh në ajër, është momenti të përdorni radarë dhe sensorë në bord për të gjurmuar një avion  të mundshëm, për t’iu afruar avionit nëse kërkohet dhe potencialisht të jeni në kontakt e t’i kërkoni të mos afrohet pranë hapësirës ajrore të NATO-s, të cilën ne po përpiqemi ta mbrojmë”, u shpreh Nathan Shawyer, pilot i Avionit Typhoon, RAF.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

“Ne jemi mjaft të ngarkuar këto ditë si në misionet e policisë ajrore ashtu edhe në misionet e patrullimit luftarak. Ne po i bëjmë këto misione pothuajse çdo ditë së bashku me të gjithë aleancën e pranishme këtu në Rumani”, deklaroi Silviu Mărincaş, pilot i Mig 21 Lancer, RoAF.

Këto ditë hapësira ajrore rumune mbrohet nga rreth 60 avionë Mig 21 Lancer, F-16 dhe Eurofighter Typhoon nga Rumania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Britania e Madhe.

Pilotët britanikë nuk janë për herë të parë në mision në Rumani. Ky është ruandi katërt që nga viti 2017, dhe zakonisht ata qëndrojnë 4 muaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *