Kina realizon stërvitje ushtarake teksa delegacioni amerikan viziton Tajvanin
Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth Tajvanit të premten, teksa një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi ishullin.
Kjo vizitë shihet si një provokim dhe përpjekje për të ngritur tensionet, sipas autoriteteve kineze, shkruan Reuters.
Ushtria e Kinës dërgoi bombardues dhe avionë luftarakë në detin e Kinës Lindore dhe zonës përreth Tajvanit, deklaroi Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Përmes një deklarate, Ministria e Mbrojtjes në Kinë tha se vizita e delegacionit amerikan ishte provokim dhe kjo kishte çuar në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në ngushticën e Tajvanit.
Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie formale me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i rëndësishëm ndërkombëtar.
Rruga Press