Bota

Sulmohet autobusi me civilë në Kharkiv, 7 të vdekur e 27 të plagosur

Forcat ruse kanë gjuajtur me armë zjarri të premten autobusët që po bartnin civilë në fshatin Borovaya të Kharkivit, duke lënë të paktën shtatë të vdekur dhe 27 të tjerë të plagosur, raporton Sky News.

Lajmin e ka bërë të ditur uebsajti ukrainas Suspilne, duke cituar zëdhënësin e zyrës së prokurorit rajonal të Kharkivit.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Dmytro Chubenko ka thënë se zyrtarët ukrainas janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë rrethanat rreth sulmit të supozuar, i cili ndodhi orët e fundit.

Mësohet se autobusët po transportonin civilë nëpër territorin e kontrolluar nga Rusia në atë kohë.

Chubenko tha se Ukraina ka hapur procedime penale në lidhje me këtë, për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim”.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *