Bota

“Moskva”, luftanija e parë ruse që u fundos që prej Luftës së Dytë Botërore

Sipas historianit Evan Mawdsley i cili ka specializuar në historinë ruse dhe atë të Luftës së Dytë Botërore, hera e fundit kur një anije ruse është fundosur ka qenë 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportoi BBC.

Ai ka thënë se derisa Rusia ka humbur lloje të tjera të luftanijeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Chernova Ukraina ishte e fundit anije ruse që u fundos më 1941.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Mawdsley shtoi se edhe pse Moskva ishte gati 40 vjet e vjetër, ajo ishte një nga anijet më të mëdha në Marinën ruse, dhe asnjë anije e tillë nuk është ndërtuar që nga viti 1980.

“Duke supozuar se Moskva u godit dhe u dëmtua rëndë nga një raketë relativisht e vogël Neptun, ngjarja sugjeron që anija kishte mbrojtje të dobët kundër raketave dhe kontroll të dobët të dëmtimit”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Luftanija ruse Moskva u fundos në Detin e Zi pas dëmtimeve që ka pësuar gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë. Forcat ukrainase kanë thënë se e kanë goditur anijen me raketa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *