Bota

Dyshohet se rusët po zhvarrosin trupat në Mariupol për t’ua humbur gjurmët

Zyrtarët në Mariupol kanë thënë se pushtuesit rusë kanë filluar t’i zhvarrosin trupat e varrosur në oborret e ndërtesave të banimit, raportoi të premten BBC.

Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka thënë se pushtuesit nuk po lejojnë banorët që t’i varrosin njerëzit që dyshohet se janë vrarë nga rusët.

Secili oborr ka një mbikëqyrës që sigurohet se po zbatohet ky rregull.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Janë gjithsej 13 krematorë mobile në Mariupol, sipas Ukrainës dhe autoriteteve e qytetit dyshohet se rusët po përpiqen të fshehin krimet e luftës.

Por, sipas një njoftimi në Telegram, nuk dihet se pse po zhvendosen të vdekurit dhe ku do të dërgohen trupat e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *