Bota

Fotografia gjigande e 5-vjeçares ukrainase ekspozohet ne Venecia (Pamje)

ITALI- Artisti francez Jr, ka krijuar një foto gjigande të një 5-vjeçareje ukrainase Vlareriias. Fotoja është ekspozuar në lagunën e Venecias në Itali. Vetë Jr është e ka publikuar në Instagram foton e veprës dhe nje video të xhiruar me dronë për t’u dukur e gjithë vepra gjigande. Kjo vepër u ekspozua për mbështetje për Ukrainën.  Sipas, mediave italiane vepra është 40 metra e gjatë.

Fotoja është bërë nga fotografi Artem Iurchenko në kohën kur Valeriia, e cila ka lindur në Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyy, sapo ishte mirëpritur në Poloni me nënën e saj. Vajza është fotografuar e qeshur, përcjell lumturin e një fëmije, e veshur me një xhup të bardhë, pantallona të zeza dhe kapuc po të bardhë.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Fotoja u bë e njohur sepse revista Times i kushtoi asaj një kopertinë në mars dhe ka qenë e njëjta që u vendos në rrugën Schiavoni në Venezia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *