Bota

Mbi 500 civilë të vrarë në Kharkiv, mes tyre 24 fëmijë

Të paktën 503 civilë kanë humbur jetën në Kharkiv që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Deklarata vjen nga kreu i rajonit lindor të Ukrainës, Oleg Synegubov, sipas të cilit mes viktimave janë edhe 24 fëmijë.

“Kjo është një popullsi civile e pafajshme, nuk do t’i falim asnjë jetë”, ka shkruar ai në Telegram.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Kharkivi, i cili ndodhet 40 km nga kufiri rus, kishte një popullsi prej 1.5 milionë banorësh para fillimit të luftës.

Ndryshe nga pjesët e tjera të Ukrainës, të cilat kanë parë një ndërprerje të luftimeve, ndërsa Rusia kthehet në lindje, Kharkiv nuk ka parë asnjë pushim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *