Dita e 50-të e luftës në Ukrainë, 198 fëmijë të vrarë
Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se 198 fëmijë kanë vdekur e më shumë se 355 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ruse, që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.
Një pjesë e madhe e fëmijëve kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimeve në ndërtesat ku po jetonin, shkruan Ukraine Now të premten në Telegram.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Gjatë ditës së enjte u raportuar edhe për një fëmijë 10-vjeçar të vdekur si pasojë e sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk, duke e çuar numrin total të të vdekurve aty në 159.
Mijëra civilë ukrainas kanë mbetur të vrarë e milionë të tjerë kanë emigruar në vendet e tjera afër Ukrainës që kur ka nisur pushtimi rus.
Rruga Press