Banka Qendrore Evropiane: Lufta po ndikon në ekonominë e eurozonës
Pushtimi rus i Ukrainës po ndikon rëndshëm në ekonominë e eurozonës, thotë shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Në një konferencë për shtyp, Lagarde tha se kriza ka shkaktuar rritje të kostove të energjisë, ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe besim më të dobët të konsumatorëve.
“Kriza ka rritur ndjeshëm pasigurinë,” tha ajo, raporton BBC.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
“Ndikimi i luftës në ekonomi do të varet nga mënyra se si evoluon konflikti, nga efekti i sanksioneve aktuale dhe nga masat e mundshme të mëtejshme”, shtoi Lagarde. /abc/
Rruga Press