Franca ngrin 33 prona të rusëve
Qeveria franceze ka thënë se ka ngrirë 33 prona në Rivierën franceze, Paris dhe gjetkë që u përkasin oligarkëve rusë të targetuar me sanksionet për shkak të luftës në Ukrainë.
Ministri e Financave ka publikuar një listë të pronave me pronar rusë që janë ngrirë në Francë, përfshirë vilën luksoze në Cap d’Antibes që raportohet se i përkiste miliarderit Roman Abramovich.
Vlera totale e pasurive të ngrira ose të sekuestruara në Francë tani po i afrohet 24 miliardë euroshit, pjesa më e madhe e tyre është rreth 23 miliardë euro në asete financiare të ngrira për bankën qendrore ruse. Përveç pasurive financiare dhe pronare, autoritetet franceze kanë ngrirë ose sekuestruar tri jahte dhe katër anije transporti, dhe gjashtë helikopterë e tri vepra arti.
Franca është në mesin e shteteve perëndimore që kanë sanksionuar Rusinë, por edhe individë rusë pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Rruga Press