Bota

Victoria Nuland: SHBA, gati ta përcaktojë si gjenocid atë që ka ndodhur në Ukrainë nga forcat ruse

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland ka deklaruar se SHBA pritet ta përcaktojë në mënyrë përfundimtare atë që ka ndodhur në Ukrianë, veçanërisht në qytetin Bucha, si gjenocid.

Në një intervistë dhënë për CNN, Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland  ka deklaruar se presidenti amerikan Joe Biden “foli me zemër kur e quajti atë që po shohim në Ukrainë si gjenocid nga Federata Ruse dhe forcat e saj”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Nuland vuri në dukje se SHBA ka “një proces të mbledhjes së provave me kalimin e kohës” në mënyrë që të bëjë një përcaktim zyrtar të qeverisë për gjenocidin.

“Unë parashikoj atë që Presidenti Biden e quajti gjenocid për të cilin jemi në gjendje të mbledhim prova sepse ajo që po ndodh në terren nuk është një aksident. Është një vendim i qëllimshëm i Rusisë nga forcat e saj për të shkatërruar Ukrainën dhe popullsinë e saj civile”, u shpreh Nuland.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

E pyetur se pse sanksionet nuk kanë pasur një efekt parandalues ​​ndaj presidentit rus Vladimir Putin, Nuland u përgjigj se kjo është për shkak se Putinit nuk kujdeset për popullin e tij apo vendin e tij, ai kujdeset vetëm për ambiciet e tij perandorake. “Ai nuk e sheh se ajo që po bën jo vetëm që po e kthen Ukrainën në rrënoja, por gjithashtu po e kthen Rusinë në një burg”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *