Ukraina godet me raketë zemrën e marinës ruse
Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse ose është duke lundruar e braktisur ose në fund të Detit të Zi, pas një goditjeje që mori nga një raketë në ditën e 50 të pushtimit të Ukrainës.
Ministria ruse ka bërë me dije se anija e saj luftarake është goditur nga dy raketa ukrainase në Detin e Zi.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Sipas ministrisë ruse ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe se anija ka pësuar dëme serioze.
Kryqëzori “Moskva” i Flotës së Detit të Zi u dëmtua rëndë edhe si rezultat i shpërthimit të municioneve, ndërsa ekuipazhi u evakuua, shkruan The Guardian
Rruga Press