Zëra nga Moska, Putini ka arrestuar “ideologun” e tij, njeriun e një mijë mistereve
Po të konfirmohet, mund të jetë një lajm i rëndësishëm për të kuptuar hapat e mëtejshme të Kremlinit, por edhe drejtimin që do të marrë lufta në Ukrainë, por edhe fati i rrethit të ngushtë të tij.
Burime të shumta nga Moska, ende të pa zyrtarizuara, flasin për arrestimin në shtëpi të një prej personave më të afërt të Vladimir Putinit, madje për atë që cilësohet si një nga ideologët e tij, veçanërisht në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Vladislav Surkovi, ish-shef i stafit presidencial dhe ish-zëvendës kryeministër, si dhe nga këshilltarët më të besuar të presidentit rus, të paktën deri në vitin 2020.
Një nga njerëzit më të fuqishëm të Rusisë, sipas opozitës dhe analistëve ndërkombëtarë, një njeri me një të kaluar që duket e mbuluar nga një mjegull plot mistere.
Nuk dihet saktësisht as ditëlindja. Disa thonë viti 1964, të tjerë 1965, vendlindja është po aq e mistershme. Ndërkohë që dihet se i ati ishte një mësues çeçen me mbiemër Dudaev, por që ai mori mbiemrin e të ëmës ruse pas ndarjes. Me shumë gjasa, edhe pse jo zyrtarisht, Surkovi në vitet 80 ka qenë pjesë e GRU-së, shërbimeve sekrete ushtarake, ku me shumë mundësi ka njohur agjentin Vladimir Putini.
Kjo njohje e vjetër mund të konfirmohet edhe nga fakti që ngjitja politike e Putinit përkon edhe me fillimin e karrierës politike të Surkovit, deri në postet më prestigjioze në Kremlin.
Është pikërisht Surkini ai që insiston për mbrojtjen e identitetit dhe madhështisë ruse edhe jashtë kufijve, ose me mirë brenda kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik. “Nuk ka Ukrainë”, është një nga fjalitë e tij më emblematike, në prizmin e ngjarjeve të muajve të fundit.
Arrestimi i Surkovit mund të jetë pjesë e një operacioni të madh që përfshin pothuajse 150 agjentë të shërbimeve sekrete, disa në pozicione të larta si koloneli i FSB-së Sergei Beseda, të akuzuar nga një Putini se informacionet e tyre për Ukrainën ishin tërësisht të gabuara në terren, pavarësisht se Kremlini kishte lëvruar një fond që mendohet rreth 5 miliardë dollarë për të ndërtuar një rrjet të saktë agjenture në Kiev.
Dështimet e muajit të parë të fushatës ushtarake, sipas Putinit dhe disa prej rrethit të tij, varen pikërisht nga kjo mungesë informacioni, si dhe nga qasja agresive të personazheve si lideri çeçen Kadyrovi, jo më kot një nga miqtë më të ngushtë të “çeçenit” Surkov, që mbështeste fuqimisht pushtimin e tërë Ukrainës në vend të Donbasit, si dhe rrëzimin e pushtetit të presidentit të saj Volodymyr Zelensky. Tërheqja nga rajonet veriore të Ukrainës në drejtim të Donbasit, emërimi si përgjegjës i fushatës të gjeneralit Alexander Dvornikovit, i ashtuquajturi “Kasapi i Sirisë”, të cilit do t’iu duhet t’i binden të gjithë, përfshirë gjeneralët cecenë, mund të jetë sinjali i një ndryshimi drastik i mendësisë në Kremlin, dhe ndoshta i rrjedhës ushtarake të konfliktit të shpërthyer në fund të shkurtit.
Rruga Press