Zelensky i drejtohet parlamentit të Estonisë
Përpara takimeve ballë për ballë me liderët evropianë sot në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në parlamentin e Estonisë këtë mëngjes.
Në fjalimin e tij virtual, i fundit në një varg të gjatë prej tyre, ai tha edhe një herë se Rusia po përdor bomba fosfori në Ukrainë, duke shtuar se “ky është terror i qartë kundër popullatës civile”.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Zelensky tha gjithashtu se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë dhe përsëriti thirrjet e tij që Ukraina të marrë statusin e kandidatit në BE.
Rruga Press