Iryna Vereshchuk: Sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitarë
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka thënë këtë mëngjes se nuk ka qenë e mundur të hapen korridoret humanitare sot për civilët të cilët ndodhen në qytetet e rrethuara. Sipas Sky News, Iryna Vereshchuk gjithashtu tha se puna po vijon për t’i rihapur ato.
Përmes një mesazhi në Telegram ajo gjithashtu akuzoi forcat ruse për shkeljen e armëpushimit dhe bllokimin e autobusëve që evakuonin civilët.
Kjo vjen pasi kryetari i Mariupolit, një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë, tha se më shumë se 100,000 banorë janë ende në pritje për t’u evakuuar nga zona.
Rruga Press