Krimet e luftës s’kanë ndikuar, rritet popullariteti i Putinit, mbështetet nga 83% e rusëve
Pavarësisht sulmit ushtarak në Ukrainë, që vazhdon të shkaktojë viktima dhe shkatërrim, presidenti rus, Vladimir Putin, vijon të ngjitet në skenën ndërkombëtare në një nivel më të lartë të se ai që korrespondon me pushtetin e tij të vërtetë ekonomik dhe ushtarak.
Lufta ka përforcuar popullaritetin e tij dhe operacioni special ushtarak, si cilësohet nga Moska, perceptohet si një domosdoshmëri për mbrojtjen e vendit dhe nga rrethimi i NATO-s. Ndër të tjera parathënia e gjatë e luftës është karakterizuar nga kërkesat e garancisë nga ana e Moskës për kufizimin e sferës së ndikimit të NATO-s të paktën në Europën lindore.
Analisti rus Aleksei Levinson nuk mund të mos pranojë rritjen e popullaritetit të Putinit në atdhe – sipas sondazheve ruse. Ai shprehet se klasat drejtuese ruse dhe vetë Putini kanë nevojë për këtë mbështetje dhe do të bëjnë gjithçka për ta pasur, si në fushën e betejës ashtu dhe në ekranin e televizionit. Janë të shumtë ata që besojnë se Putin ka nisur operacionin ushtarak për arsye të brendshme. Sipas sondazheve që nga fillimi i luftës popullariteti i tij është rritur nga 63% në 83%.
Dhe pse Rusia konsiderohet në Perëndim si një vend totalisht i privuar nga liria e medias, jo të gjithë rusët janë krenar për punën e presidentit të tyre dhe është e lehtë të flasësh për këtë në rrugët e Moskës dhe Shën Petërburg. Ka banorë që thonë se e urrejnë Putinin. Gjithsesi frika për të shprehur mendimin e tyre ekziston tek shumë rusë.
Rruga Press