Presidenti gjerman nuk është i mirëpritur në Kiev: Ka lidhje të ngushta me Rusinë
Duket se presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nuk është i mirëpritur në Ukraine.
Një qëndrim i tillë u Ukrainës lidhet me faktin se ai cilësohet nga ky vend si një person që ka lidhje të ngushta me Rusinë.
Disa politikanë të lartë kanë bërë një vizitë solidariteti në kryeqytetin ukrainas ditët e fundit.
Sipas një raporti të “Bild”, presidenti federal Frank-Walter Steinmeier aktualisht nuk është i mirëpritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Një diplomat ukrainas i tha gazetës: “Ne të gjithë e dimë për lidhjet e ngushta të Steinmeier me Rusinë, të cilat u formuan gjithashtu nga formula e Steinmeier. Ai nuk është i mirëpritur në Kiev për momentin. Do të shohim nëse kjo do të ndryshojë.”
Sipas raportit, Steinmeier kishte planifikuar një vizitë si pjesë e një delegacioni qeveritar me vendet e tjera të BE-së, të mërkurën.
Rruga Press