Bota

Italia gjen shpëtim te Algjeria për furnizimin me gaz

Algjeria do të kalojë Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Itali, falë një marrëveshjeje të arritur të hënën nga kryeministri italian Mario Draghi. Në këtë mënyrë, Roma bë hapin e parë konkret për t’u shkëputur nga gazi rus. Rusia furnizon rreth 40 për qind të gazit natyror të Italisë.

Megjithëse Draghi është shumë i përkushtuar ndaj rolit të Italisë si aleat i ngushtë i SHBA-së në NATO, mbështetja e gjatë e Romës tek Rusia për hidrokarburet ia ka lidhur duart e Italisë kur bëhet fjalë për kundërmasat ekonomike kundër Presidentit Vladimir Putin. 

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Kjo marrëveshje është një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij objektivi strategjik. Do të ketë të tjerë”, tha Draghi pas takimit me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Sipas marrëveshjes mes Sonatrach të Algjerisë dhe Eni të Italisë, Algjeria do të dërgojë 9 miliardë metra kub gaz shtesë në Itali deri në vitin e ardhshëm dhe në 2024. Në vitin 2021, Italia importoi afërsisht 29 bcm gaz nga Rusia dhe 22.5 bcm nga Algjeria, sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Italisë. Nëse marrëveshja mbahet, Algjeria do të zëvendësojë Rusinë si burimi kryesor i gazit të Italisë deri në vitin e ardhshëm. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio dhe shefi i Eni-t, Claudio Descalzi, kanë nisur ndërkohë përpjekjet diplomatike, duke vizituar prodhuesit e gazit Azerbajxhan, Mozambikun, Republikën e Kongos, Katarin, Angolën dhe Algjerinë.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *