Lajme

Prishen kabinat e 12 familjeve në Golem, banorët: Do të ndërtohen hotele

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sot 12 shtëpi në plazhin e Golemit u shembën nga IKMT.

Aksioni është kundërshtua nga banorët. Ata thonë se nuk askush më parë nuk i ka informuar se banesat e tyre janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe duhet të shemben.

“Kemi 30 vjet që jetojmë aty, bëhemi 12 familje. nuk na kanë dhënë urdhrin kur ka rënë tërmeti po na e thonë tani. ku do shkojmë me 120 mijë lekë. Banesa ime është DS4. Nuk jam në dijeni”.

Lexo më shumë  Bislimi kërkon nga Sorensen qasje të balancuar në dialog

Sipas banorëve, prishja e shtëpive të tyre bëhet për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.

“Mund të ndërtojnë vete, hotel pallat, por të kemi 30 vjet këtu dhe të na thonë për 3 vjet ikni.  të më lenë 30 vjet e të heqin prej lekcash. të vijnë të na thonë që do t’iu heq për këtë arsye.”

Por, drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Kavajës thotë se vendimi për shembjen e tyre ka ardhur nga Instituti i Ndërtimit, pasi janë klasifikuar në kategorinë DS4 dhe konsiderohen të pabanueshme.

Lexo më shumë  Arrestohet një 52-vjeçar në veri, Policia i gjen armë e municion në veturë

Bëhet fjalë për 12 familje që prej 30 vitesh jetonin në këto kabina. /abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *