Bota

Nafta e lirë ruse që mund “ta djegë motorrin” e ekonomisë së Indisë

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vendet evropiane kanë shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por jo të gjitha fuqitë botërore e kanë ndjekur këtë drejtim.

E joshur nga zbritjet masive, India ka blerë më shumë naftë bruto ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës se sa bëri gjatë gjithë vitit të kaluar.

Informacioni vjen nga të dhënat e përpiluara nga agjencia e lajmeve Reuters.

Lexo më shumë  Kriza e re energjitike godet rëndë Evropën

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka thënë kryeministrit të Indisë Narendra Modi se varësia në rritje në energjinë ruse është “shumë qartë…jo në interesin e tyre”.

Modi ka thënë se në bisedimet e fundit me Rusinë ka sugjeruar që presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të zhvillojnë bisedime së bashku.

Qëndrimi gjithnjë e më shumë prorus i Indisë, i shtyrë edhe nga interesat ekonomike momentale, në një të ardhme më afatgjatë mund t’i kthehen në dëm ekonomisë indiane, për shkak të asaj që quhet “të qenit në anën e drejtë të historisë”.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Histroria shpërblen dhe ndëshkon varësisht prej rrethanave, por edhe prej veprimeve të shtetit përkatës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *