Lajme

Parlamenti italian diskuton ligjin për shtetësinë e fëmijëve të emigrantëve, përfitojnë dhe shqiptarët

Parlamenti italian është duke diskutuar një projektligj që u jep shtetësinë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollimi.

Kjo u bë me dije nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë,  Roberto Fico në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pas takimit që patën në Tiranë.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Këto ditë është duke i diskutuar në parlamentin italian ligji mbi shtetësinë në mënyrë që të gjithë ata të rinj që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor do të mund të përfitojnë shtetësinë italiane. Ata mund të shndërrohen edhe shtetas italianë krahas faktit se janë shtetas shqiptarë”, tha ai.

Ai nënvizoi se komuniteti shqiptar në Itali është mëse i integruar gjithashtu dhe niveli i sipërmarrjes së shtetasve shqiptarë në Itali është tejet i lartë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Sa i takon integrimit, Fico tha se BE duhet të çojë përpara të gjithë procedurat e anëtarësimit dhe në veçanti të anëtarësimit të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *