Bota

Italia i thotë ‘lamtumirë’ varësisë nga gazi rus

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij algjerian Ramtane Lamamra, për të forcuar bashkëpunimin në fushën e energjisë mes dy vendeve, një përgjigje kjo kundër varësisë ruse.

Drejtori i Përgjithshëm i Eni, Claudio Descalzi, nënshkroi paralelisht marrëveshjen teknike me drejtuesit e lartë të Sonatrach, në lidhje me prodhimin dhe importin e gazit deri në vitin 2023.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Marrëveshja parashikon deri në 9 miliardë metra kub gaz.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe kryeministri Mario Draghi, i cili tha se marrëveshje të tjera do të pasojnë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga konflikti që po ndodh në Ukrainë, duke sfumuar pasojat ekonomike.

“Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, unë njoftova se Italia do të lëvizte shpejt për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Marrëveshjet e sotme janë një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij objektivi strategjik, të tjera do të pasojnë”, tha Draghi në reagimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Qeveria – shtoi ai – dëshiron të mbrojë qytetarët dhe bizneset nga pasojat e konfliktit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *