“Kufomat të mbuluara në rrugë”, kryetari i Bashkisë: Mbi 10 mijë të vdekur në Mariupol
Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se të paktën 10,000 civilë kanë vdekur në portin jugor që nga fillimi i luftës.
Kryebashkiaku Vadym Boychenko deklaroi se kufomat ishin “të mbuluara nëpër rrugë”.
Ai po fliste nga një vend i panjohur në Ukrainë, por jashtë qytetit, teksa shtoi se ka ende 120,000 civilë në Mariupol.
Ata kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe, shtoi ai. Boychenko tha gjithashtu se kishte marrë raporte për rusët që mblidhnin trupa dhe i ruanin në frigoriferë në një qendër të madhe tregtare.
“Kanë mbërritur krematoriumet e lëvizshëm në formën e kamionëve: ju e hapni dhe ka një tub brenda dhe këto trupa janë djegur”, tha ai.
Rruga Press