Bota

OKB: Dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus

Gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre në gjashtë javë që nga pushtimi i Rusisë, sipas një deklaratë të agjencisë së OKB-së për fëmijët UNICEF, shkruan BBC.

Gjithashtu, sipas të dhënave të OKB-së, deri më tani kanë humbur jetën 142 fëmijë, por numri pritet të jetë më i lartë.  Manuel Fontaine, drejtor i programeve emergjente të UNICEF-it, tha se shpërngulja e 4.8 milionë nga 7.5 milionë fëmijë në Ukrainë, është diçka që ai nuk e kishte parë të ndodhte në një periudhë kaq të shkurtër në 31 vite punë humanitare.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Nga 3.2 milionë fëmijë që vlerësohet se kanë mbetur në Ukrainë, gati gjysma mund të vuajnë nga uria”, tha Fontaine.

Ai paralajmëroi se situata ishte ndoshta më e rëndë në qytete si Mariupol dhe Kherson. Ndërkohë ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, pretendoi se Rusia ka marrë më shumë se 121,000 fëmijë nga Ukraina dhe thuhet se ka hartuar një projekt-ligj për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procedurat e birësimit.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Fontaine tha se deri më tani nuk kishte “asnjë provë” për akuza të tilla, por se UNICEF do të hetonte në lidhje më këtë çeshtje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *