Sport

Shkruhet historia në Bundesliga, për herë të parë ndalet ndeshja që lojtari të bëjë iftar

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që të shkruhet historia në një ndeshje të futbollit në Bundesliga.

Ndeshja mes Augsburg dhe Mainz 05 është e para që u ndalua për pak minuta, për shkak të lojtarit Moussa Niakhate që po agjëronte.

Gjyqtari në minutën e 65-të ndaloi ndeshjen në mënyrë që lojtari të mund të pinte ujë, meqë ishte duke agjëruar.

Ky gjest shënoi herën e parë ndonjëherë që një ndeshje e Bundesligës ishte ndërprerë për të lejuar një lojtar që të bënte iftar.

Niakhate më pas falënderoi gjyqtarin Jollenbeck.

Pas këtij veprimi, shumë gjyqtarë të tjerë të Bundesligës ndoqën shembullin e njëjtë.

Këto vendime nga gjyqtarët janë marrë me miratim nga Federata Gjermane e Futbollit.

Lutz Michael Fröhlich, drejtor i përgjithshëm i komunikimit për Komitetin Gjerman të Arbitrave, tha të hënën: “Nuk ka asnjë udhëzim të përgjithshëm në lidhje me këtë, por sigurisht që ne mbështesim gjyqtarët tanë që lejojnë pushime të tilla për pije gjatë Ramazanit me kërkesë të lojtarëve”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *