Bota

Ministrja gjermane jep dorëheqje shkaku i një gënjeshtre

Ministrja për Çështjet Familjare në qeverinë gjermane, Anne Spiegel ka dhënë sot dorëheqje.

Ajo e bëri këtë pasi u vu nën presionin e publikut pasi kishte marrë pushime gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar gjersa ndërkohë që kishte deklaruar se kishte marrë pjesë në mbledhjet e krahinës së Rheinland-Pfalzit.

“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëjë për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”, ka pohuar ajo, raporton dw.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Dorëheqja pasoi 24 orë pasi ministrja kërkoi falje, siç e pranoi, “gënjeshtra” që tha për pushimet e saj.

Spiegel u vu nën presionin e publikut pasi u zbulua se, ndërsa kryente detyrën e Ministres së Ekologjisë të provincës Rheinland-Pfalz, përgjegjëse për fatkeqësitë natyrore, gjatë përmbytjeve shkatërruese verën e kaluar, ajo shkoi në pushime për katër javë.

Duke u mbrojtur nga akuzat, ajo ka pohuar se ka marrë pjesë në seancat e pushtetit krahinor me një video-link nga pushimet e saj, gjë që nuk është e vërtetë, siç tregojnë procesverbalet nga seancat.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *