Bota

Ministrja e Jashtme gjermane paralajmëron Serbinë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka paralajmëruar Serbinë se shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian duhet të mbështesin sanksionet që BE-ja ia ka vendosur Rusisë.

“Nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, gjë që Serbia e do, atëherë është thelbësore, në momente të tilla, të mbështetet politika e jashtme e BE-së dhe po ashtu sanksionet përkatëse”, ka thënë Baerbock të hënën në Luksemburg pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Serbia po përpiqet të anëtarësohet në BE, por dëshiron të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe për këtë arsye nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *