KryesoreLajme

Çmimet e ushqimeve, si po dështon Bordi i ngritur nga Rama për monitorimin

Me gjithë ngritjen e Bordit për Monitorimin e Çmimeve të Produkteve Ushqimore, shqiptarët po vijojnë të paguajnë shtrenjtë ndërsa xhepat po u boshatisen më shpejt.

Sipas vendimit të qeverisë, i ashtuquajturi “Bordi i Transparencës” ka një sërë kompetencash të cilat përfshinë miratimin e listës së produkteve ushqimore, përcaktimin, zbatimin dhe përditësimin e normave të fitimit për kompanitë.

Po a është ky instrumenti i duhur për të menaxhuar krizën e çmimeve?

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Ne kemi institucione që kanë kompetenca që të luanin rolin që ka bordi. Ne këtë situatë, do te ishte më mirë që institucione si ISHT dhe AK të luanin rolin e mbrojtjes së konsumatorëve, dhe pastaj të shihnin mundësinë e ngritjes të një bordi për rritjen e çmimeve”, thotë Xhensika Bezati nga qendra “Konsumatori Shqiptar”.

E teksa bordet, përfshirë atë të hidrokarbureve, nuk po japin ndonjë ndikim domethënës te çmimet e produkteve, përfaqësues nga organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve sugjerojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë të qeverisë për të mbështetur qytetarët përmes politikave fiskale.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Bordi i çmimeve do të vazhdojë të monitorojë tregun për të paktën tre muaj, ndërsa pas kësaj periudhe do të ketë një vlerësim nga Qeveria, bazuar edhe te ecuria e inflacionit. /A2cnn/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *