Kreu i Kishës Ortodokse Ruse u bën thirrje rusëve të mbështesin Putinin
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin autoritetet ruse në kryerjen e ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, raporton Reuters.
Patriarku Kirill ka justifikuar më parë publikisht “operacionin ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, duke e quajtur luftën një mburojë kundër kulturës liberale perëndimore, të cilën ai e sheh si dekadente.
“Zoti na ndihmoftë të bashkohemi në këtë kohë të vështirë për atdheun tonë, edhe rreth qeverisë”, tha 75-vjeçari Kiril gjatë një liturgjie në Moskë.
“Autoritetet le të jenë përgjegjëse ndaj njerëzve, të përulur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atyre edhe me çmimin e jetës së tyre”, shtoi patriarku, një mbështetës i Presidentit Vladimir Putin.
Patriarku Kiril beson se kur popullsia të bashkohet rreth pushtetit, “do të ketë solidaritet të sinqertë dhe aftësi për të zmbrapsur armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm”.
Rruga Press