Bota

Zelensky: Ukraina nuk do t’i falë territor Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina nuk do t’i falë territor Rusisë në këmbim të përfundimit të luftës. Deklarata e tij u dha për gazetarin e CBS News, Scott Pelley.

“Ata do duan që të marrin territore nga Ukraina, por ne nuk do të dorëzojmë territorin tonë. Nëse do e kishim bërë diçka të tillë, nuk do të kishte luftë”, tha Zelenski.

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Ai tha se nuk do ta pranojë njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë, teksa shtoi se fitore për Ukrainën, do të quante kthimin e refugjatëve në vend, përfundimimin e bombardimeve dhe largimin e ushtarëve rusë.

Sipas tij, Rusia nuk do të tërhiqet nga ideja për të pasur rajonin e Donbasit dhe pret që kjo të diskutohet në raundin e ardhshëm të bisedimeve midis dy vendeve.

Lexo më shumë  Numri i ushtarëve dhe oficerëve rusë të vrarë në Ukrainë kalon 200 mijë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *