Bota

NATO planifikon ushtri të përhershme në kufijtë e saj kundër agresionit rus

NATO është përpara një transformimi rrënjësor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në një intervistë me ‘The Sunday Telegraph’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, raporton BBC.

Lexo më shumë  Zelensky dhe liderët europian  bisedojnë me Trump nga Tirana: nëse Rusia nuk ndalon luftën, sanksione më të ashpra duhet të pasojnë

Stoltenberg tha se objektivi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur 3 ditë më parë në Bruksel aleatët u treguan të gatshëm të bëjnë më shumë për të siguruar më shumë pajisje ushtarake për Ukrainë.

Lexo më shumë  “Putini bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët”, Rutte komenton takimin Ukrainë-Rusi

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit