Bota

Trenat e Ukrainës kanë ndihmuar 3.5 milionë njerëz të ikin nga lufta

Imazhet e stacionëve të trenave të mbipopulluar me pasagjerë që iknin nga lufta, të ulur në dysheme dhe duke fjetur nëpër korridore, tronditën njerëzit në mbarë botën, pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

Trenat kanë vazhduar të qarkullojnë që atëherë, pavarësisht luftimeve të ashpra në disa pjesë të vendit, shkruan të shtunën CNN.

Udhëtimet shpesh zgjasin më gjatë se zakonisht, me dritat brenda të zbehura për të shmangur që trenat të bëhen objektiv.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Hekurudhat e Ukrainës kanë bërë të ditur të shtunën se deri tani se 3.5 milionë njerëz kanë përdorur trenat për të ikur nga shtëpitë e tyre.

Kompania shtetërore ka thënë se shumica e njerëzve u larguan nga Kievi, Kharkiv dhe rajoni Donbas dhe u drejtuan për në Lviv dhe Uzhorod, dy qytete afër kufirit në perëndim të vendit.

Gati gjysmë milioni njerëz përdorën trenat për të udhëtuar jashtë vendit, me shumicën që ka shkuar në Przemyśl, Varshavë dhe Chełm në ​​Poloni, shtoi kompania. Rrugët e evakuimit të huaj u organizuan gjithashtu për në Sllovaki, Hungari dhe Republikën Çeke.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Kompania ka thënë se përpjekjet për të evakuuar më shumë njerëz po vazhdojnë, pavarësisht nga sulmi në një stacion treni në Kramatorsk të premten, që la më shumë se 50 të vdekur.

Trenat janë planifikuar nga Pokrovsk dhe Slovyansk në rajonin e Donetsk dhe Novozolotarivka në Luhansk.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *