Bota

Italia do të nënshkruajë marrëveshje për gaz me Algjerinë

Kryeministri i Italisë Mario Draghi do të vizitojë Algjerinë të hënën për të nënshkruar një marrëveshje për rritjen e importeve të gazit (Eni), ndërsa Roma rrit përpjekjet për të shfrytëzuar furnizimet alternative pas pushtimit rus të Ukrainës.

Draghi do të udhëtojë me një delegacion që pritet të përfshijë kreun e grupit italian të energjisë , Claudio Descalzi , ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio dhe ministrin e tranzicionit të energjisë Roberto Cingolani, tha një burim qeveritar për Reuters.

Italia, e cila importon rreth 40 % të gazit nga Rusia, është përpjekur të diversifikojë furnizimin me energji derisa konflikti në Ukrainë përshkallëzohet.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Më parë këtë javë, Cingolani tha se Italia po bisedonte me shtatë vende për të siguruar më shumë gaz me disa bisedime “në një fazë shumë të avancuar”.

Di Maio dhe shefi ekzekutiv i grupit Italian të energjisë, Claudio Descalzi, kanë vizituar Algjerinë javët e fundit për të diskutuar forcimin e lidhjeve energjetike.

Algjeria është furnizuesi i dytë më i madh i gazit në Itali dhe tubacioni Transmed ka pompuar gaz algjerian në brigjet italiane që nga viti 1983. Ai ka një kapacitet ditor prej më shumë se 110 milionë metra kub (mcm), por aktualisht transporton më pak se 60 milionë metra kub.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Roma ka thënë se po kërkon të sigurojë 9 mcm më shumë nga vendi i Afrikës së Veriut.

“Draghi do të nënshkruajë marrëveshjen institucionale mes vendeve dhe më pas Eni dhe Sonatrach do të përfundojnë aspektet teknike”, tha burimi.

Burimi tha se marrëveshja do të përfshijë gjithashtu bashkëinvestime në projektet e energjisë së rinovueshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *